Pacolli: Zoti Hoti, do ta keni mbështetjen time, me eksperiencën time, projektet e mia, miqësitë e mia me presidentë, kryeministra e mbretër, anembanë botës!
Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 02 June 2017
Ne prani të një numri të madh të qytetareve, sot Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur Fushatën Zgjedhore në Suharekë.
Duke i falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju ka bërë thirrje atyre që ta mbështesin koalicionin e të ardhmes dhe të shpresës. Pacolli ka thënë se kandidati i koalicionit, për kryeministër, Avdullah Hoti do ta ketë mbështetjen e tij të plotë me eksperiencën, projektet, miqësitë me presidentë, kryeministra e mbretër, anembanë botës!
Duke folur para qytetarëve Pacolli ka thënë: “Prania juaj më mbush me entuziazëm që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ë detyrimeve e dalin nga kërkesat tuaja. Familja politike Rugoviste tani është e kompletuar ” tha presidenti Pacolli
Ai ka thënë se lista e përbashkët e koalicionit duhet të mbështetet, pasi që mban në vete një ekip profesionistësh, të përbërë nga njerëz të dijes dhe të punës. ”Ju ftoj të bëni një krahasim mes listës tonë dhe listës së të tjerëve, do të shihni se kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne dhe çfarë përfaqësojnë ata”, ka thënë Presidenti i AKR-së.
Duke përmendur edhe përfaqësimin dinjitoz të grave dhe të rinjve në këtë listë, Pacolli është zotuar se do të punojë vetëm për interesat e qytetarëve të Kosovës. ”Dilni votoni kundër të keqes, kundër errësirës e kundër të ligës “, ka thënë ai, duke ju bërë thirrje qytetarëve të Suharekës që të votojnë për koalicionin AKR-LDK-LD-Alternativa.
Në fund të fjalimit, i pari i AKR-së e ka prezantuar edhe kandidaten e AKR-së për deputete Albena Reshitaj e cila vjen nga Suhareka.
Ndërsa kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti tha se ky koalicion i fuqishëm ta jetësojë shpresën e qytetarëve të Kosovës për reforma në arsim, shëndetësi, gjyqësi dhe të gjitha sferat tjera të jetës. “Zgjedhjet kane efekt disavjeçar, andaj mendoni mire se kush e meriton më së shumti votën tuaj të shenjtë”, ka thënë ndër të tjera kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hoti.


T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...



































