Lajme

Katër persona janë vrarë gjatë protestave në Kabul

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 02 June 2017

Autoritetet në Afganistan kanë bërë të ditur se katër persona janë vrarë gjatë konfrontimeve mes policisë dhe protestuesve, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Presidentit Ashraf Ghani dy ditë pas shpërthimit vdekjeprurës me kamion – bombë në Kabul.

Zëdhenësi i Ministrisë së Shëndëtësisë, Waheed Majrooh, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se katër persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë protestës.

 Policia ka shtënë në ajër, ka hedhur gaz lotsjellës si dhe ka përdorur topa uji për të shpërndarë protestuesit dhe për ti parandaluar ata në rrugën drejt pallatit presidencial.

Thuhet se policia gjithashtu ka hapur zjarr tek protestuesit të cilët u përpoqën të hynin në ndërtesë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera