Kosova dhe Shqipëria takohen për thellim të bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 02 June 2017
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka takuar delegacionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë.
Ministrja Hoxha i njoftoi me aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë veçmas sa i përket procesit të rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, si dhe procesit të rishikimit të legjislacionit për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë. Ministrja Hoxha theksoi se Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunim shumë të mirë me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, sa i përket hartimit të legjislacionit të fushës së Drejtësisë.
Procesi i rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, proces i filluar kohë më parë, Ministrja Hoxha, theksoi fokusin e këtij procesit. “Transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut do të jenë njëri nga fokuset që ka ky proces, puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet pasqyruar më shumë, ne kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë, që punën e tyre e bëjnë me përkushtim dhe profesionalizëm, por ajo duhet të pasqyrohet më shumë, në mënyrë që të rritet besimi i publikut në drejtësi”, theksoi Hoxha.
Kryesuesi i delegacionit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë z. Gjin Gjoni, e falënderoi Ministren Hoxha për mikpritjen dhe e njoftoi për procesin e reformave në drejtësisë në Republikën e Shqipërisë. Në fund të takimit Ministrja Hoxha, vuri në pah se takimet e tilla dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve respektive, është i mirëseardhur dhe na mundëson shkëmbim të përvojave të ndërsjella.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























