Këta janë kandidatët me emra të çuditshëm në listat zgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 02 June 2017
Një Skënderbe në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA, një Esmeraldë në Partinë Liberale Egjiptiane e një Kolosale në Partinë Demokratike të Unitetit, e shumë emra tjerë kolosalë në listat tjera zgjedhore. Këta janë kandidatet me emra e mbiemra interesantë që garojnë për deputetë më 11 qershor, shkruan Gazeta Express.
Emrat Gjergj, Kastriot apo Skënder kemi dëgjuar shpesh, por Skënderbe jo. E një të tillë e gjeni në listën e koalicionet PDK-AAK-NISMA për Deputetë, ai është Skënderbe Hebibi i PDK’së.
Emra interesantë kanë edhe dy kandidate të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim. Arize Haliti e Hanumsha Dalipi synojnë nga një ulëse në kuvend.
Nga kjo listë s’mund të mbetet jashtë as e bija e myftiut Naim Tërrnava, Refiqja, që garon për deputete të koalicionit LDK-AKR. E në të njëjtën listë, emër e mbiemër të çuditshëm ka edhe Synavere Rysha. Për mbiemrin e Fatonit keni dëgjuar edhe më parë – Peci, shkruan Expess.
Në të njëjtën listë, prizrenasja Afërdita Morina të çudit me mbiemrin Biffar, të burrit të saj gjerman.
Ballacërrka është mbiemri i Krenares, kandidates së IRDK’së (Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës).
Esmeralden të gjithë e njohim si protagoniste të një seriali të famshëm latino-amerikan të viteve ’90-ta, por sot është koha ta njohim Esmeralda Berisha Osmanaj, kandidaten për deputete të Partisë Liberale Egjiptiane.
Bajramsha Braimi po ashtu ndodhet në të njëjtën listë.
E Kolosalja e kësaj liste mbetet Kolosale Citaku, kandidatja e Partisë Demokratike të Unitetit. Në PDU keni edhe Mirsije Bekerin, e Mala Shalen.
Partia Fjala e Gëzim Kelmendit, brenda listës se saj ka një vetmi dhe një çakmak – Avni Çakmaku e Vetima Korpani. Duke mos i harruar, Abdelnaser Çunin e Belkise Berisha-Xhemajli.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...