Lajme

Në ndërtesën e stilit barok të Qeverisë, më e madhe është fotografia e Gruevskit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 02 June 2017

Në orenditë e reja të ndërtesës qeveritare, për të cilën janë shpenzuar 5.2 milionë euro për stilin barok, ka shtatë portrete të të gjithë kryeministrave të deritanishëm të Maqedonisë së pavarur, fotografi të teknikës vaj në pëlhurë. Mirëpo, ajo çka vërehet është fotografia e Nikolla Gruevskit me dimensione më të mëdha sesa fotografitë e kryeministrave tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Portretet janë të Nikolla Kljusev, Branko Crvenkovski, Ljubço Georgievski, Hari Kostov, Vllado Buçkovski, Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev. Fotografitë janë të vendosura në murin para hyrjes që çon në kabinetin e kryeministrit.

Gjashtë prej fotografive janë në pozitë vertikale me të njëjtën madhësi, kurse njëra është më e madhe dhe në mënyrë horizontale, ajo është e ish-kryeministrit Gruevski, me prapavijë flamurin e Maqedonisë. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera