Lajme

Nuk harrohen punëtorët e KEK-ut, marrin premtim për rritje pagash

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 02 June 2017

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, kanë vizituar Termocentralin Kosova A, në Obiliq.

Ata vizituan dhomat e punës si dhe qendrat e komandës në tërë termocentralin.

Pas vizitës, në një prononcim për media, Haradinaj ka thënë se më nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe ka premtuar se sektori i energjisë do të jetë prioritet.

-Advertisement-

Ndërkohë, Kadri Veseli u ka premtuar rritje pagash prej mbi 100 euro të gjithë punëtorëve të KEK-ut, si dhe i ka siguruar se as një nga ta nuk do të largohet nga puna, përkundrazi do të shtohet numri i punëtorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera