Lajme

AGK e konsideron presion kërkesën e koalicioni ”PAN’

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 02 June 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron tendencë për ndërhyrje të drejtpërdrejt në punën e mediave, kërkesën e kolacionit PDK-AAK-NISMA për përfaqësim  te subjekteve e jo koalicioneve në debate televizive.

Sipas AGK-së edhe pse teknikisht nuk përbën shkelje ligjore kërkesa e partive PDK, AAK dhe NISMA për ta konsideruar koalicionin PAN ndryshe prej partive tjera, megjithatë kërkesa është e padrejtë dhe tendencë për t’i imponuar politikat redaksionale, njëkohësisht edhe kërkesë për shkelje të dispozitave ligjore për përfaqësim të barabartë të të gjitha entiteteve të certifikuara nga KQZ.

Një mënyrë e tillë për të ndikuar në politikat redaktoriale të medieve të pavarura është e papranueshme dhe cenon rëndë të drejtën e publikut për t’u informuar në mënyrë të drejt dhe të pavarur.

-Advertisement-

AGK pret nga PAN që ta rishqyrtojë kërkesën dhe të pranojnë debat të barabartë me të gjitha partitë e tjera të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 qershor 2017.

Qytetarët e Kosoves meritojnë të shohin përplasje idesh, argumentesh e programesh në mes të subjekteve të certifikuara dhe në këtë kohë mediet nuk duhet të bijnë pre e presioneve te subjekteve apo koalicioneve të caktuara.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy