Hoti: Nga janari 2018 do të trefishojmë subvencionet për bujqit
Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 01 June 2017
Kandidati për kryeministër i nominuar nga LDK, Avdulla Hoti, gjatë hapjes së fushatës në Prishtinë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, theksoi se është i nderuar për besimin që po japin, siç tha ai “brezi i Republikës”.
“Këto zgjedhje do të jenë një referendum për vendin dhe ne jemi ata që e qojmë Kosovën përpara, me njerëz me duar të pastra. Unë jam i nderuar që i prijë kësaj liste me njerëz të shkolluar. Ky është ekip i vlerave dhe traditave shqiptare. Ata kanë njerëz në listë në bazë të interesave, ne kemi në listë ekspert”, tha Hoti.
Ai po ashtu shtoi se programi i tyre është i qartë, për zhvillim ekonomik, punësim dhe të ardhura. “Nga janari 2018 do të trefishojmë subvencionet për bujqit. Kemi program edhe për lehona që do të paguhen një vit me pagesë. Sigurime shëndetësore, shëndetësi primare. Program për investimet në Kosovën e re, Trepçën, Brezovicën. Kemi në program edhe për rend dhe ligj. Ne do të nxjerrim ligje për konfiskimin e pasurisë që është fituar pa ligjshëm. Ne kemi plan për integrimin e Kosovës në BE. Ne do ta bëjmë Kosovën të sigurt, ne do të gjejmë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi. Dhe asnjë pëllëmbë tokë nuk do të humbet me Malin e Zi dhe nesër me Serbinë. Vetëm ky plan siguron heqjen e vizave. Ky koalicion do ta themelojë ushtrinë së bashku me aleatet, NATO-n dhe SHBA-të. Qeveria jonë do të kontribuojë për paqe dhe siguri në rajon. Neve na duhet mbështetje e qytetarëve sikur në kohën e Rugovës”, tha mes tj erash Hoti.
Po ashtu gjatë hapjes së fushatës në kryeqytet, koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, prezantoi kandidatët për deputetë.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...




























