Besa arriti të fitojë DigitAlb Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale Llapin pas ekzekutimit të penalltive.
Pavarësisht triumfit, pejanët nuk do të mund të marrin pjesë në Evropë për shkak të moslicencimit. Ndërkohë, kjo e drejt do t’i takojë nënkampionit, Prishtinës për të cilën u flit se ka premtuar premia të majme për futbollistët e Besës në rast fitoreje.
Këto dyshime i kishin ngritur llapjanët, sipas të cilëve, Besa dhe Prishtina kanë bashkëpunuar ngushtë para ndeshjes.
Ndërkohë, një detaj interesant i parë dje në finale mund t’i shtojë edhe më shumë këto dyshime, të cilat, megjithatë, janë legjitime.
Për herë të parë këtë edicion, Besa dje është paraqitur me fanella të firmës “Hummel”, markë e cila ka marrëveshje me klubin e Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.
Deri para kësaj sfide, Besa është paraqitur me fanella të firmës ”Errea”.
Fanellat e Besës në finale
Fanellat e Besës para finales
Fanellat e Prishtinës