Lajme

Subjektet politike miratuan deklaratën për kodin e mirësjelljes

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 01 June 2017

Me miratimin e Deklaratës në lidhje me kodin e mirësjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, subjektet angazhohen për një fushatë fer, dinjitoze, në kuadër të normave demokratike pa përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe duke respektuar njëri tjetrin.

Subjektet shprehin besimin e plotë se procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm dhe demokratik.

Subjektet ftojnë të gjithë anëtarët, kandidatët e tyre, partnerët e koalicionet që t’ju përmbahen këtyre parimeve.

-Advertisement-

Po ashtu, ftohen të gjitha organizatat jo qeveritare, qeveritare dhe ato ndërkombëtare të bëjnë monitorimin e procesit zgjedhor dhe zbatimin e këtyre parimeve.

Subjektet bëjnë thirrje për adresimin e çdo pengese eventuale për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje dhe zotohen për pranimin e rezultateve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka siguroi subjektet se çdo ankesë apo parregullsi e mundshme do të adresohet para certifikimit të zgjedhjeve.

Miratimi i deklaratës u bë në prani të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesve të misionit të BE-së, të ambasadës së Zvicrës, Norvegjisë, SHBA-ve dhe Gjermanisë.

Ky takim u lehtësua nga Grupi për Ballkan, në kuadër të dialogut politik mes subjekteve parlamentare. Dialogu politik mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës dhe e Norvegjisë. /Zëri/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy