Çdo vit rreth 6 milionë njerëz vdesin nga duhani
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 01 June 2017
Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe advokatimi për ndërmarrjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij.
Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat u përpoqën të ndërgjegjësojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.
Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit është: “Duhani, një kërcënim për zhvillimin”
Kontrolli i duhanit mbështet shëndetin dhe zhvillimin
OBSH-ja u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë nismat lidhur me kontrollin e duhanit, si pjesë e përgjigjeve të tyre në Axhendën e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Qëllimi i Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm është që të sigurojë se askush nuk ka mbetur mbrapa. Kontrolli i duhanit është një nga mjetet më efektive që do të ndihmojë në reduktimin e një të tretës në nivel global, deri në vitin 2030, të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet pulmonare.
Kontrolli i duhanit ndihmon në arritjen e qëllimeve të tjera globale
Kontrolli i duhanit mund të ulë varfërinë, të kontribuojë në dhënien fund të urisë, të promovojë një bujqësi të qëndrueshme, rritje ekonomike, si dhe të luftojë ndryshimin e klimës. Rritja e taksave për produktet e duhanit mund të përdoret për të financuar mbulim shëndetësor universal, si dhe për të mbështetur programet e tjera të zhvillimit të qeverisë.
Nuk janë vetëm qeveritë që mund të kontribuojnë lidhur me kontrollin ndaj duhanit, por edhe individët të cilët mund të kontribuojnë në nivel individual për të bërë një botë të qëndrueshme pa duhan. Një gjë e tillë mund arrihet nëpërmjet angazhimit për të mos marrë kurrë produkte duhani. Ndërsa ata që janë përdorues mund ta lënë duhanpirjen ose të kërkojnë ndihmë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të njerëzve të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, duke përfshirë fëmijët, anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë. Paratë që nuk shpenzohen për duhanin mund të përdoren për nevoja të tjera të domosdoshme, si ushqimi i shëndetshëm, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.
Disa fakte…
-Rreth 6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i duhanit, një shifër e cila parashikohet të rritet në më shumë se 8 milionë në vit deri në vitin 2030 nëse nuk do të ndërmerren nisma konkrete. Përdorimi i duhanit është një kërcënim për çdo person, pavarësisht nga gjinia, mosha, raca, prejardhja kulturore ose arsimore. Konsumi i duhanit sjell vuajtje, sëmundje dhe vdekje. Ai varfëron familjet dhe ekonomitë kombëtare.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...