Lajme

Luftimi i korrupsionit mbetet kusht i paplotësuar për vizat

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 01 June 2017

Diplomatët evropianë citimet me data se kur do të mundë të udhëtojnë qytetarët e Kosovës pa viza në vendet e BE-së, e cilësojnë si fushatë parazgjedhore dhe nuk duan të bëhen pjesë e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj edhe refuzojnë që të kyçen në debate rreth premtimeve qoftë të kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj, Enver Hoxhajt apo ndonjë politikani tjetër.

Thonë se kosovarët, përfshirë edhe udhëheqësit e tyre politikë, është dashur të kishin nxjerrë mësime nga e kaluara kur janë përmendur data që nuk janë realizuar e pastaj një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim dhe zhgënjim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera