Spiunët Rusë monitorojnë Kosovën nga Nishi
Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 31 May 2017
Në Kolegjin Universum me studentët Bachelor dhe Master, analisiti i shquar amerikan David L Philips, ish këshilltar i Sekretares së Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, drejtor në Comlumbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times, mbajti ligjëratë dhe diskutim të hapur për shumë çështje politike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.
Si njohës i mirë i çështjeve globale me mbi 25 vite eksperiencë në çështjet e ndërtimit të paqes në departamentin e shtetit Amerikan, profesori theksoi rrezikun qëivie Kosovës nga ndikimi Rus në ballkan.Treni ifamshëm që u nis nga Serbia dhe tentoi të futej në Kosovë kishte foto të Vladimir Putin theksoi ai. Serbia është epiqendra anti-Amerikane e agjendës Ruse, e cila synon destabilizimin e shteteve pro perendimore që synojnë Naton dhe BE-në.Në mbështetje të kësaj, profesori theksoi se Serbia është aleati fuqishëm i Rusisë. Dy shtetet kanë lidhje të fuqishme historike dhe kulturore tha David. Rusia çmohet nga Serbia përkundërshtimin e fuqishëm të intervenimit tëNatos në Kosovë në vitin 1999.
Ai vazhdoi fjalimin duke theksuar se ndikimi Rus në Ballkan nuk është vetëm çështje deklarimesh. Rusia dhuroi donacione me paisje ushtarake duke përfshirë avion MiG-29, raketamoderne, radarë si dhe tanke përshtetin serb.Rusia ka bazë spiunazhi në Nish të Serbisë theksoi profesori. Kjo bazë mundëson monitorimin e shumë aktiviteteve në rajonin e Ballkanit. Megjithatë Rusia mohon spiunazhin, duke insituar që kjo bazë shërben vetëm për monitorimin e përmbytjeve natyrore dhe rreziqeve nga zjarri.
Në fund ai theksoi edhe ndikimin e Rusisë në zgjedhjet në Maqedoni, duke mbështetur VMRO-në e Nikola Gruevski-t, e cila është anti-Amerikane dhe anti-BE. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye me Donald Trump-in duhet të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës duke përkrahur dhe mbështetur vazhdueshëm fuqizimin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve Europiane.
Të tjera
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...