Fun & Video

Ja çfarë e pret botën në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 31 Maj 2017

Baba Vanga, një grua bullgare e cila ka mbetur e verbër që në fëmijëri, ishte e njohur për parashikimet e saj të sakta.

Në zgjedhjet presidenciale të 8 viteve më parë ajo parashikoi presidentin e ardhshëm amerikan Barack Obama pasi tha se fitues do të rezultonte një afro-amerikan.

Ajo shtoi gjithashtu se ky person do të ishte presidenti i fundit i SHBA kështu që Donald Trump nuk e ka të  gjatë në Shtëpinë e Bardhë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare dhe nuk ka jetuar që t’i dëshmonte vërtetësitë e atyre që parashikonte.

-Advertisement-

Gruaja kishte parashikuar edhe ngjarje të mëdha historike si sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA, krijimi i ISIS, apo Çernobilin.

Sipas tabloidit “The Mirror” vizionet e saj kanë qenë 85% të sakta. Në parashikimet e saj konstatohej se në vitin 2045 akujt do të shkriheshin tërësisht dhe katastrofa të shumta do të pushtonin Tokën.

Baba Vanga parashikoi se në vitin 2170-2256 në Mars do të krijohet një koloni tokësore, që do të deklarohet e pavarur nga Toka, ndërkohë që në 2340 do të ideohet kapsula e parë e kohës. Alienët janë gjithashtu pjesë e vizioneve të saj.

Profecitë parashikojnë që në vitin 4674 njerëzit dhe alienët do të bashkohen në një popull të vetëm dhe në vitin 5079 universi do të ketë vdekur.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy