Lajme

Veliaj: Do të ndërhyjmë në çdo lagje

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 31 Maj 2017

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë bilancit të punës në njësinë numër 3, deklaroi se “ndryshimet kanë filluar të ndihen edhe nëpër lagjet e Tiranës”.

“Njerëzit nuk jetojnë në sheshin “Skënderbej”, por në lagje. Ne do të vazhdojmë investimet nëpër lagje. Deri në fund të mandatit pritet të ndërhyjmë në 200 blloqe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku sulmoi edhe kandidatët e Partisë Demokratike, Gert Bogdanin dhe Gent Strazimirin, duke thënë se janë personat që “shkatërruan lodrat e fëmijëve”. “Ata thonë na sillni edhe një herë ne që fjetëm gjumë sepse kësaj here jemi ndryshe. Ne e mbajmë mend Tiranën e vitit 2005, kur ishin në pushtet. E mbajmë mend si u prish “Zogu i Zi”. Këta prishin investimet publike sa herë janë në pushtet”, deklaroi Veliaj. “Ne do të vazhdojmë punën”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy