Aktakuzë për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 30 May 2017
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj trembëdhjetë (13) të akuzuarve A.S; A.B.; I.S.; A.S.; E.S.; V.K.; A.P.;L.P.; XH.S.; XH.S.; L.T.; F.H.; L.S. për shkak se kanë kryer veprën penale mashtrim me subvencione, nga neni 336, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të KP-së si dhe për veprën penale falsifikimi i dokumentit, nga neni 398, paragrafi 2 të KPK-së.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë paraqitur para organit kompetent të dhëna të pasakta lidhur me aplikimin për marrjen e subvencioneve, e që është kusht për marrjen e subvencionit në atë mënyrë që në Suharekë kanë aplikuar për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese në Agjencinë për zhvillimin e bujqësisë të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke ia bashkangjitur dokumentet e falsifikuara “Certifikatat e vreshtarit” gjoja se merren me vreshtari dhe fitojnë nga kjo agjenci subvencion prej dymijë e shtatëqind euro (2,700.00 €), ndërsa certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Çka do të thotë se me këto veprime kanë kryer vepra penale mashtrim me subvencione, nga neni 336, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të KP-së.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit me dije përdorin dokumentin publik të falsifikuar si origjinal, në atë mënyrë që në Suharekë te zyrtari kompetent i Drejtorisë së bujqësisë të Komunës së Suharekës, duke ditur se certifikatat e vreshtarit në emër të tyre janë të falsifikuara, ia bashkëngjisin si origjinal aplikacionet për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, me të cilat edhe fitojnë subvencione nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ndërsa, certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit, nga neni 398, paragrafi 2 të KPK-së.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...