Auto&Tech

BMW kërkon kthimin prapa të veturave 7 Series, sepse po iu hapen dyert gjatë lëvizjes (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 30 May 2017

Kompania gjermane BMW, ka kërkuar të kthehen prapa më se 45 mijë vetura nga 7 Series të shitura në Shtetet e Bashkuara, sepse po iu hapen dyer gjatë lëvizjes.

Janë kryesisht veturat e prodhuara mes viteve 2005 dhe 2008, që po hapen kur po kalojnë nëpër rrugë me gropa, si dhe vetvetiu pa u prekur nga askush, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ka pasur ankesa të shpeshta për këtë rast, megjithëse ky veprim nuk ka shkaktuar ndonjë aksident.

-Advertisement-

Mirëpo, duke pasur parasysh se udhëtarët mund të bien nga vetura në lëvizje, apo të goditet ndonjë kalimtar me hapjen e derës, po kërkohet të kthehen prapa.

Të gjitha ata që kanë në pronësi ndonjë makinë nga 7 Series, janë këshilluar të vizitojnë pikën më të afërt të BMW dhe të paraqesin rastin.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy