Ahmetaj prezantoi sfidat e Kosovës në seminarin për Ballkanin Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 30 May 2017
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në seminarin e bashkë-organizuar nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Suedi dhe Ministria e Jashtme e Suedisë.
Në këtë seminar me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimet në BE, ku të pranishëm ishin pjesëtarë nga shoqëria civile, kori diplomatik dhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare, Ministrja Ahmetaj prezentoi progresin, sfidat dhe planet e Republikës së Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane.
Pjesëmarrës në këtë seminar ishin ministrat dhe zëvendës ministrat e punëve të jashtme dhe të integrimeve evropiane nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Malit të Zi) dhe zyrtarët e lartë nga Komisioni Evropian në Bruksel. Përveç diskutimeve dhe prezantimit në seminar, ministrja Ahmetaj pati takime me homologët nga rajoni, si dhe zhvilloi edhe një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Margot Ëallstrom e cila gjithashtu ishte nikoqire dhe pjesmarrëse e seminarit. Gjatë këtij takimi bilateral ndër të tjera u bisedua për përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Kryediplomatja suedeze Wallstrom e falënderoi ministren e integrimeve Ahmetaj për pjesëmarrjen në seminar dhe kontributin gjatë punimeve.
Kjo është hera e dytë që organizohet një seminar i tillë me pjesëmarrje të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe u dakordua që në pjesën e dytë të vitit të organizohet sërish një i tillë me tema konkrete të bashkëpunimit të ndërshtetëror në rajon dhe me BE.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...