Lajme

Murat Meha deklarohet i pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 29 May 2017

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Murat Meha, para gjykatës ka thënë se nuk e ndjen veten fajtor për aktakuzën e Prokurorisë Themelore. “Ne vetëm kemi dashur zbatim të ligjshmërisë”, ka thënë Meha.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe dy të akuzuarit tjerë, Ismet Kryeziu drejtor i Drejtoratit ligjor në Agjencinë Kadastrale dhe Nemanja Spasiq shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë.

-Advertisement-

Prokuroria i akuzon ata për rastin e pronësisë së “Marigona Residence”.

“Ata në bashkëkryerje, e kanë penguar të dëmtuarën “Marigona Residence” në ushtrimin e veprimtarisë së saj duke e vënë në pozitë të pabarabartë me ligjin e zbatueshëm, duke mos e lejuar që sipas ligjit të regjistrojë të drejtën e bartjes së pronësisë në regjistrin kadastral”, ka thënë prokurori Kujtim Munishi.

Prokurori ka shtuar se Meha e Kryeziu, e kanë obliguar Nemanja Spasiq shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë që në pajtim me një mendim profesional të nxjerr në mënyrë të kundërligjshme, e që ia ka cenuar të dëmtuarës “Marigona Residence” barazinë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Kjo aktakuzë ishte ngritur vitin e kaluar por nuk ishte bërë publike nga Prokuroria./Kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera