Sport

⚽️ Kjo që kanë bërë tifozët e Lirisë për Hajvalinë është madhështore

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 29 May 2017

Liria të dielën realizoi fitoren më të thellë këtë edicion në Vala Superligë. Prizrenasit deklasuan Hajvalinë 9:1 duke e përfunduar kampionatin me fitore të jashtëzakonshme.

Natyrisht, tifozët prizrenas mbetën të kënaqur me atë çfarë shfaqën në fushë të preferuarit të tyre.

Mirëpo, rreth 1 mijë shikues të pranishëm në “Përparim Thaçi” më shumë se kurrë i janë gëzuar edhe golit të Hajvalisë.

-Advertisement-

Pranë rezultatit 9:0 për vendasit, pak minuta para fundit të ndeshjes, Mal Rezniqi i Hajvalisë ka shënuar golin e nderit për mysafirët, derisa ovacionet në stadium nuk kishin të ndalur, shkruan Gazetasheshi.com.

Goli i mysafirëve mori duartrokitje më shumë se secili gol i Lirisë nga tifozët prizrenas.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy