IPKO me pako të veçantë për komunikim të shtuar gjatë Ramazanit
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 29 May 2017
Gjatë muajit të Ramazanit, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO me komunikimin falas nga iftari deri në syfyr.
Prishtinë, 29 maj 2017 – IPKO ka njoftuar se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë përdoruesit e saj në tarifën ‘Fol me ton’ mund të rrisin komunikimin e tyre me familjen dhe miqtë, me 1,000 minuta drejt të gjithë operatorëve mobil në vend, ndërsa kur atyre më së shumti iu nevojitet shërbimi i IPKO-s për të dërguar dëshirat e tyre më të mira tek njëri-tjetri, përkatësisht nga ora 20:00 deri 04:00, mund të bëjnë thirrje plotësisht pa pagesë.
“Kjo është një mundësi e veçantë e ofruar nga IPKO për muajin e Ramazanit, me të cilën kompania dëshiron ta shënojë në mënyrë unike rritjen e komunikimit mes përdoruesve të saj, ndërsa pjesë kyçe e fushatës është afrimi dhe bashkimi i sa më shumë njerëzve gjatë muajit të shenjtë. Ne jemi duke ofruar një komunikim të pafund nga iftari deri në syfyr pa asnjë pagesë për përdoruesit tanë “, tha Alban Kastrati, ekspert i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
Oferta, e cila është e vlefshme gjatë Ramazanit, për vetëm 30 ditë, i jep shumicës së përdoruesve të IPKO-s mundësinë të gëzojnë komunikim thuajse të pakufizuar për 3.99 në muaj, ndërsa aktivizimi i pakos është tejet i thjeshtë.
Për ta aktivizuar pakon që ofron komunikim falas brenda rrjetit IPKO gjatë kohës së përcaktuar, përdoruesit duhet të thërrasin kodin *259#.
IPKO vazhdimisht i ofron përdoruesve të saj një vlerë të shtuar për produktet dhe shërbimet e saj që mbështeten nga rrjeti më i madh mobil dhe fiks në Kosovë.
Për më shumë informacione lidhur me pakon, ju lutemi vizitoni:
https://www.ipko.com/offers/muaji-i-ramazanit/

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































