Mbi 2 mijë monitorues në zgjedhjet e 11 qershorit
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 29 May 2017
Procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë do ta monitorojnë organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve afati për aplikim për mbikqyrje të këtij procesi do të mbyllet me 4 qershor.
“Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja, dhe media mund ta dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t`u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve është nga data 11 maj deri më 4 qershor 2017”, thuhet në njoftim.
Ndërsa vetëm para disa ditësh nga përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se vetëm Bashkimi Evropian do të angazhojë rreth 100 vëzhgues të procesit zgjedhor në Kosovë dhe se sipas tyre ende nuk dihet saktësisht numri i vëzhguesve, pasi që procesi i akreditimit ende nuk ka përfunduar.
Artan Murati nga KDI ka thënë për portalin arbresh.info se koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim i udhëhequr nga KDI edhe këtë herë do të monitorojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Fillimisht, DnV do të ketë të angazhuar diku 70 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të monitorojnë fushatën paraelektorale dhe proceset tjera para zgjedhjeve. Pastaj, në ditën e zgjedhjeve DnV do të ketë mbi 2000 monitorues në të gjithë vendin, përfshirë këtu komunat me shumicë serbe”, tha ai.
Sipas Muratit, procesi do të monitorohet edhe përmes Qendrës së Thirrjeve me mbi 100 persona do të marrë informata të vazhdueshme nga tereni, kudo që ndodhen vëzhguesit tanë.
“DnV do të raportojë në periudha të ndryshme mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 11 qershor”, theksoi ai.
Në OSBE kanë thënë për portalin arbresh.info se ky mision do të ofrojë asistencë teknike për komisionet komunale zgjedhore në katër komunat veriore të Kosovës, por nuk do t’i monitorojë këto zgjedhje.
“Si herave tjera, Misioni i OSBE-së në Kosovë nuk do t’i monitorojë as këto zgjedhje. KQZ ka kërkuar nga Misioni që të ofrojë asistencë teknike për komisionet komunale zgjedhore ne katër komunat veriore të Kosovës (Mitrovice Veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok), si dhe përkrahje teknike për këshillat e vendvotimeve, përsëri në katër komunat veriore,” thonë në OSBE.
Edhe ambasada e Shtetev të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar praninë e ekipeve të vëzhgimit gjatë zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka paralajmëruar se monitorim do të ketë edhe nga vende të ndryshme nga e gjithë bota, për të dëshmuar dhe garantuar një proces të rregullt dhe transparent. /arbresh.info
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...