Behgjet Pacolli: do të kemi rritje ekonomike prej 8 për qind
Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 28 May 2017
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka qëndruar sot në Gjilan, ku u prit nga simpatizantë e përkrahës të AKR’së, të cilët i njoftoi me kandidatët e partisë për deputetë.
Tubimin e AKR’së në Gjilan e hapi kryetari i degës së AKR’së në Gjilan, Ismet Hajdini, ndërsa në të, i pranishëm në mesin e mysafirëve të shumtë, ishte edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në fjalimin e tij, Pacolli tha se koalicioni mes LDK’së dhe AKR’së është bashkim i natyrshëm i cili sipas tij ka origjinë të njëjtë.
“Koalicioni ynë do te krijojë mundësi punësimi dhe rritje ekonomike. Ne do të arrijmë rritje ekonomike prej 8 % qysh në dy vitet e para të qeverisjes, kjo do të krijojë rreth 70 mijë vende të reja pune”, ka thënë Pacolli, duke treguar për planet e krijimit të tri platformave agro-ekonomike.
“Do të lidhim zingjirin e bujqësisë dhe ai do të jetë pjesë përbërëse e konzorciumit të agro-platformës ekonomike, kjo është mënyrë moderne e punës”, ka treguar ai më tej. Numri një i AKR-së ka thënë se përmes qeverisjes së koalicionit AKR-LDK, Kosova do të përfshihet në tregun global të kompanive”, është shprehur ai.
“Qe tani kam filluar kontaktet me kompani globale, me tri brende të rëndësishme evropiane, brende me të cilat ne do të prodhojmë ushqim dhe do të jemi pjesë e eksportit dhe rrjedhimisht ta zvogëlojmë importin”, ka thënë Pacolli.
Një gjë tjetër që Pacolli nënvizoi në programin e AKR-së, është mbrojtja e mjedisit. “E shihni sot si shkatërrohet Kosova nga uzurpatorët ilegalë. Vetëm shikoni malet tona të atakuara nga gurëthyesit të cilët e kanë shkatërruar habitatin e kafshëve në Kosovë. Nuk guxon ambienti të shkatërrohet në këtë mënyrë, na kanë kapluar mbeturinat në çdo cep” është shprehur ai, duke shtuar se shtyllë e qeverisjes së koalicionit AKR-LDK do të jetë mbrojtja dhe ruajtja e ambientit.
Në fund është bërë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit, të cilët u thirrën një nga një në skenë. Të pranishëm nga AKR-ja ishin; Amir Ahmeti, Arta Haxhaj, Islam Pacolli, Ismet Hajdini, Korab Sejdiu, Labinote Demi Murtezi, Mirlindë Gashi, Mirlindë Sopi, Myzejene Selmani, Refiqe Ternava, Sami Boroci, Vesel Makolli, Neshat Asllani, Xhevdet Krasniqi, Satmifer Kryeziu.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































