Lajme

Aksident në Vushtrri, lëndohen gjashtë femra

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 28 May 2017

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se të shtunën në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, nga pakujdesia dhe mos mbajtja e distancës së duhur vozitësja e automjetit (Opel Corsa), ka goditur veturën (Polo) e cila po ashtu drejtohej nga një femër.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima dhe pesë pasagjere- femra, thotë PK.

Të gjitha kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

-Advertisement-

Dje në Kosovë kanë ndodhur dhjetëra aksidente prej të cilave 1 ka përfunduar me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 23 aksidente të tjera pa të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera