Lajme

Parashikimi i motit për javën që po vjen

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 28 May 2017

Gjatë ditëve të ardhshme të javës së fundit të muajit maj, mbi vendin tonë pritet të shtrihen masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe fusha më stabile anticiklonike.Këtyre ditëve parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave lokale, e ditën e hënë vetëm rreth viseve malore priten mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e enjte, pasdite priten mundësi për riga lokale shiu, e nga dita e premte dhe në fundjavë do të mbajë mot i paqëndrueshëm kur priten më shumë mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje kur gradualisht do të ngrihen edhe mbi vlera mesatare, me minimale nga 8C deri në 13C, e maksimale nga 22C deri në 26C.

-Advertisement-

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme 1-8m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera