Lajme

Serbia: Nëse Haradinaj zgjidhet kryeministër, ky do të ishte problem

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 28 May 2017

Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministet i Kosovës pas zgjedhjeve më 11 qershor, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe problem në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, kështu ka thënë sot ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic, raportojn mediat serbe.

Ajo më tej shtoi se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin, dhe do të vazhdojë për të përmirësuar përmes një procesi të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

E ndërkohë koalicioni PDK-LDK-NISMA kanë vendosur që Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për kryeministër.

-Advertisement-

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera