Zbriten çmimet e ushqimeve për Ramazan
Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 27 May 2017
Ramazani është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit në forcimin e besimit. Por rolin e qytetarit të kujdesshëm korporativ e ka marrë i pari zingjiri i njohur i marketeve në treg – Meridian Express.
Gjatë këtij muaji çdo qytetar i besimit islam i cili agjëron, ia privon vetes ushqimin dhe pijet nga fillimi i lindjes së diellit deri në perëndim. Por agjërimi nuk është vetëm heqja dorë nga ushqimet dhe pijet e ndryshme. Ky muaj i shenjtë duhet të përcillet nga toleranca dhe solidariteti.
Për të qenë sa më solidarë, disa markete për këtë muaj do të fillojnë se ofruari produkte me çmime më të ulëta për sofrën e konsumatorëve.
“Urojmë që muaji i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. Për këtë edhe ne kemi vendosur të ofrojmë produkte me çmime shumë më atraktive dhe të volitshme për konsumatorët tanë, e në veçanti agjëruesit për të cilët do të kujdesemi që kohën e iftarit të ofrojmë ushqime të freskëta dhe të larmishme me çmime dhe oferta shumë të favorshme”, thotë Yllka Mustafa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.
Sipas Mustafës, qëllimi i Meridian Express është që secilit muaj të vitit konsumatorët të blejnë ushqimet më cilësore për çmimet më të përballueshme në treg, mirëpo posaçërisht gjatë muajit të Ramazanit, kujdes të veçantë i kushtohet shportës me ushqimet kryesore (pemët, perimet, mishi dhe pijet) dhe produkteve përcjellëse, në mënyrë që blerësit ta shijojnë tërë muajin e Ramazanit me ushqimet që janë të domosdoshme për tryeza, në kohën e iftarit dhe syfyrit.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...































