Sport

⚽️Zgjidhet problemi i madh, kjo është skuadra e Berishës për sezonin e ri

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 27 May 2017

Atalanta e ka gjetur më në fund rrugën për të transferuar Etrit Berishën përfundimisht nga Lazio.

Klubi bergamask është shumë i kënaqur me formën që ka treguar portieri i kombëtares sonë.

Drejtori sportiv i Lazios, Tare kërkon të përfitojë nga shitja e Berishës për të mbërritur te sulmuesi i ri i Atalantës, Petagna.

-Advertisement-

Çmimi i kartonit të 28-vjeçarit kuqezi është fiksuar në 5 milionë euro, ndërkohë që numri një i klubit bardhekaltër ofron përveç Berishës edhe 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit që është grumbulluar nga Ventura në kombëtaren italiane.

Berisha ka zhvilluar në total 26 ndeshje në Serinë A dhe 1 në Kupën e Italisë duke qenë një ndër portierët më të mirë në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera