Lajme

Talat Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 27 May 2017

Maqedonia do të ketë javën e ardhshme një qeveri të koalicionit mes social-demokratëve dhe partisë shqiptare, pas dy viteve të bllokimit politik, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për AFP.

“Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament”, tha ai.

Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti George Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun e LSDM-së Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfitojë një shumicë prej 67 vendesh nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë.

-Advertisement-

VMRO-DPMNE është në pushtet që prej vitit 2006. Ai kryesoi lehtësisht në zgjedhjet legjislative të muajit dhjetor duke marrë 51 vende nga 49. Por kur aleatët shqiptarë vendosën t’i bashkoheshin LSDM-së, ajo nuk ishte në gjendje për formimin e një qeverie.

Për të refuzuar social-demokratët të merrnin drejtimin e vendit, VMRO-DPMNE e cilësoi si një shkelje të unitetit kombëtar, sipas saj rrezikuar nga pretendimet e partive  shqiptare që përbën rreth një të pestën e 2,1 milionë banorëve.

“Për të futur ndryshime si vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, nuk mjafton të kesh një mazhorancë të thjeshtë. Për këtë do të nevojitej një reformë kushtetuese ose miratimin e rreth dy të tretat e deputetëve”, tha Xhaferi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera