Vetëvendosjes premton sistem tre-shtyllësh pensional, dhe sigurime shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 27 May 2017
Duke folur për çështjen e banimit, Topalli tha se Vetëvendosje, do ta hartojë dhe do ta zbatojë planin për banim të përballueshëm dhe banim social.
“Në bashkëpunim me komunat do të krijojmë fondin banesor të Republikës së Kosovës për Banim të Përballueshëm dhe Banim Social, ku përparësi të lartë do të kenë gratë aplikante. Qytetarët tanë të grupeve e moshave të ndryshme kanë nevojë të menjëhershme që ta kenë një adresë për problemet e tyre të banimit. Ne synojmë që sipas një plani të detajuar të mbërrijmë deri në 4000 banesa të reja në të gjithë vendin”, u shpreh Topalli.
Ne do të ngremë sistemin tre-shtyllësh pensional. Fondi i cili mbushet nga kontributet, garanton pension të barabartë me pagën minimale dhe paguhet me kontribute shtesë nga punëdhënësi e punëmarrësi. Në këtë formë, do të bëhet rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës.
Një nga Prioritetet e Republikës është edhe trefishimi i numrit të inspektorëve të punës dhe ndalimi i punës mbi pesë ditë në javë për vendet e punës jomenaxheriale. “Shkeljet në vendin e punës deri në rrezikimin e jetës kërkojnë masa urgjente dhe të plota. Puna mbi pesë ditë në javë, e papaguar, pa kontrata, ose me kontrata të përkohshme, po rëndon shumë gratë e vajzat dhe çdo punëtor. Deri në fuqizimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla sipas planit tonë zhvillimor, dhe forcimit të kontrollit për korporatat, nuk do të lejojmë në asnjë formë punën mbi 5 ditë për punëtorët në pozita jomenaxheriale”, theksoi Faton Topalli. Ai në fund tha se VETËVENDOSJE! do të planifikojë shtesa për fëmijët nën moshën 15 vjeçare në shumën 10 euro në muaj, tek familjet në nevojë dhe familjet e punonjësve të arsimit parauniversitar, teknikëve shëndetësorë dhe punonjësve të policisë. “Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës”.
Lëvizja Vetëvendosjes, do të angazhohet për sigurimin e jetës së të gjithë anëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve. “Është detyra jonë si qeverisje që të mbulojmë sigurimin e jetës së punëtorëve në shërbim të Republikës, të cilët për shkak të detyrës u rrezikohet jeta dhe u vihet në vështirësi të madhe familja”, tha Mirsad Shkreta.
Ai më tej theksoi Prioritetin e Republikës që ka të bëjë me sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Ndryshimi dhe më pas zbatimi pa vonesë i ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, duke themeluar Sistemin informativ Shëndetësor, duke licencuar profesionistët mjekësorë, duke themeluar fondin e sigurimeve shëndetësore publike dhe duke njoftuar në kohë qytetarët dhe sipërmarrësit për paketat dhe çmimet e shërbimeve”, u shpreh Shkreta.
Si parakusht për sistem të qëndrueshëm të sigurimeve shëndetësore, Shkreta përmendi funksionalizimin e sistemin informativ shëndetësor, i cili përfshinë të gjitha të dhënat e nevojshme për secilin pacient. Alternativa jonë qeverisëse ka paraparë hapat e nevojshëm për shërimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, përmes rritjes së buxhetit, realizimit të Prioriteteve të Republikës, si dhe menaxhimit cilësor./Lajmi.net/

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































