Lajme

Edhe dy kyçje të reja në autostradën Prishtinë- Hani i Elezit

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 26 May 2017

Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit dhe është vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qyetetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë.

Në këtë takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyçje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” e parashtruar nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajit, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

-Advertisement-

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera