Lifestyle

Bella Hadid, një perëndeshë akulli me fustanin mrekullisht të tejdukshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 26 May 2017

Bella Hadid na lë gjithmonë pa fjalë, por pas këtij fustani s’na mbetet veçse të pyesim: “A mund të ketë më pas kësaj?”

Në mbrëmjen plot glamour të amFAR Gala dje, Bella u shfaq me një fustan krejtësisht të tejdukshëm me një tyl të bardhë dhe të stolisur me aq shumë gurë të çmuar, saqë dukej si një magji akulli!

-Advertisement-

Ndonëse fustani zëre se s’ishte, ta mbaje veshur kishte peripecitë e veta. Teksa parakalonte në tapetin e kuq, njëri krah i ra dhe iu desh të thërriste dikë që t’ia rregullonte.

Me grimin e lehtë gjithmonë në tonet e argjendta, Bella nuk kishte asgjë më pak se mbretëresha magjike e akullit Elsa tek “Frozen”.

Bella Hadid është kthyer në shumë pak kohë në një prej modeleve më të kërkuara nga stilistët e njohur dhe ka qenë në pothuajse pjesën e më të madhe të javëve të modës, në pasarelat e prezantimit të koleksioneve sezonit të ardhshëm të stilistëve të njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera