Lajme

NASA: Janë gjetur stuhi gjigante në polet e Jupiterit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 26 May 2017

Një sondë kozmike e agjencisë amerikane, NASA, e cila po qarkullon rreth Jupiterit, ka fokusuar ciklone masive në pole, që paraqet gjetje të re befasuese të planetit më të madh të Sistemit Diellor, kanë thënë mbrëmë shkencëtarët.

Këtë gjendje, NASA e ka përshkruar si “botë komplekse, turbulente, gjigante”, e cila është tejet e ndryshme se sa kishin menduar shkencëtarët më parë.

Punimet e botuara në revistën Shkenca dhe Letrat e Kërkimeve Gjeofizike, i kanë përshkruar këto zbulime të rëndësishme që janë bërë prej se sonda, Juno, ka filluar të orbitojë rreth Jupiterit, vitin e kaluar, e të cilat i kanë detyruar shkencëtarët t’i rishqyrtojnë njohuritë për këtë gjigant.

-Advertisement-

Pamja në polet e Jupiterit ka treguar se ato janë të mbuluara me dhjetëra stuhi të dendura e të mbledhura, me gjasë që hedhin të reshura shiu ose bore.

“Pamjet e poleve më parë të papara të Jupiterit tregojnë një skenë kaotike të formës ovale të ndritshme”, thuhet në revistë.

Doli se këto forma ovale janë stuhi të mëdha spirale, disa prej të cilave janë të gjata 1,400 kilometra.

Shkencëtarët kanë gjetur shenja të amoniakut, që del nga atmosfera e thellë dhe formon sisteme të mëdha të motit.

Tash, nevojitet studim i mëtejshëm për ta kuptuar më mirë natyrën e stuhive të Jupiterit dhe përse ky planet vepron në këtë mënyrë, thonë shkencëtarët. /rel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera