Lifestyle

Shkencëtarët pretendojnë se ngjyra e syrit tregon personalitetin e vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 24 May 2017

428 njerëz u studiuan nga shkencëtarët në Universitetin Obrebro në Suedi, për të parë nëse tiparet e personalitetit të tyre kanë lidhje me ngjyrën e syve

“Syri është aq ngushtë i lidhur neurologjikisht në tru sa që ju do të mund ta quani atë ‘pjesë e trurit’ të cilën mund ta shihni nga jashtë,” thotë Dr. Antony Fallone nga Universiteti i Edinburgut. “Duket se sytë mbajnë të dhëna jetike për funksionin e trurit tonë,” thotë ai.

Le të shohim poshtë se çfarë tregojnë këto ngjyra të syve:

-Advertisement-

Sytë ngjyrë kafe/të zi

Je një lider natyral, me sa duket i lindur për t’i udhëhequr njerëzit drejt jetës. Njerëzit me sy më të errët janë cilësuar shpesh si më të këndshëm, gjithashtu. Njerëzit me këtë lloj ngjyre të syve kanë tendencë që të pinë më pak alkool dhe të adhurojnë sportet. Gjeje forcën tënde të brendshme dhe mund ta udhëheqësh edhe botën po deshe.

Sytë e kaltër

Ju keni forcë të madhe të brendshme dhe fizike, edhe pse kjo nganjëherë është e vështirë të vërehet nga njerëzit. Njerëzit me këtë lloj ngjyre të syve gjykohen shpesh shumë nga njerëzit. Të tjerët i shohin ata si të turpshëm ose të dobët. Pavarësisht kësaj, femrat me sy të kaltër është gjetur se i kalojnë më mirë dhimbjet e lindjes. Nëse e keni këtë ngjyrë të syve, ju jeni gjithashtu në gjendje që ta përballoni më mirë ankthin dhe depresionin. Jeni ambicioz, i mprehtë dhe kureshtarë.

Sytë ngjyrë gri

Kjo ngjyrë e syve është tepër e rrallë. Nëse ke këtë ngjyrë të syve, kjo në fakt është një hije e ngjyrës blu që është vetëm pak më e zbehtë. Ju jeni një person i jashtëzakonshëm, por pjesa juaj e brendshme ndonjëherë vështirë se kontrollohet. Ju keni tendencë të jeni mbrojtës dhe t’i bëni njerëzit të punojnë më shumë përmes barrierave tuaja, transmeton Lajmi.net.

Sytë e gjelbër

Nëse keni sy të gjelbër, ju keni tendencë që të jeni më tërheqës dhe më misterioz. Sytë e gjelbër janë shumë tërheqës për njerëzit dhe konsiderohen shpesh seksi. Ju jeni të paparashikueshëm, por nuk zemëroheni shpejtë. Ju jeni kreativ dhe performoni mirë edhe nën presion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera