Edita Tahiri: Koalicioni “FillimiRi” garantues i interesit nacional
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 24 May 2017
Partia Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK) e udhëhequr nga kryetarja e saj, Edita Tahiri, ka mbajtur takimin e kryesisë me kryetarët e degëve me qëllim të përgatitjeve për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës që do të mbahen me 11 qershor 2017. Në fjalën e saj, Tahiri, ka thënë se vazhdimi i koalicionit mes ADK-së dhe PDK-së dëshmon një parterit politik të vizionit dhe vlerave për shtetin dhe kombin dhe është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës.
Ajo ka thënë se koalicioni “FillimiRi” i udhëhequr nga PDK është ganatues i interesit nacional sepse në përbërjen e sajë janë parti politike dhe politikanë që kanë dëshmuar përkushtimin për interesin nacional dhe pavarësinë e Kosovës në kohë më të rënda të luftës për liri dhe pavarësi për të vazhduar me vendosmëri ndërtimin e Kosovës si një shtet euro-atlantik.“Ky është koalicion për ardhmëri, i lidershipit të devotshëm dhe të dëshmuar që premton një fillim të ri për progresin e vërtet për të cilin kanë nevojë qytetarët e vendit tonë.
Koalicioni “FillimiRi” është koalicion i fitores për qytetarët, të cilët tashmë në tre mandate e kanë votuar fituesin, PDK-në dhe partnerët, dhe do ta bëjnë edhe tani, sepse e dinë që ne i mbajmë premtimet. Ky është koalicion për rritjen e Kosovës, rritjen e ekonomisë, punësimit dhe mirëqenien e qytetarëve dhe më shumë se kaq është koalicion i udhëhequr nga PDK e cila ka bërë rritjen e rrogave në sektorin publik, duke vënë në pozita të dinjitetshme shërbyesit civil për ti shërbyer mirë qytetarëve dhe shtetit”, tha Tahiri. Ajo ka kërkuar mobilizim të plotë të strukturave të ADK-së dhe përkrahësve e simpatizantëve për arritjen e fitores së koalicionit “FillimiRi” .
Në pjesën e dytë të takimit, është krijuar shtabi zgjedhor në krye me Dren Zeka, nënkryetar i ADK-së, i cili do të jetë në koordinim të ngushtë me shtabin qendror zgjedhor të udhëhequr nga PDK-ja.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























