Sport

⚽️ Kjo është gjendja shëndetësore e Arbnor Morinës

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 24 May 2017

Dje rreth orës 18.30 ka përfunduar intervenimi kirurgjik (i pari) i Arbnor Morinës i cili befasisht u desht të shtrihej në spital pasi ankohej nga dhimbjet që e kapën brenda një kohe shumë të shkurtër, dhe pasi u konstatua se ka (gurë në idhëse), u desht të operohej, shkruan Korneri.net.

Për fat, tërë ky operacion kaloi me sukses maksimal dhe trajneri i njohur kosovar tashmë është këndell edhe nga anestezioni. Redaksia jonë e kontaktoi atë përmes telefonit duke marr informacion nga dora e parë.
Morina për “Korneri.net” ka thënë se ka operuar një pjesë të lukthit që ishte ngacmuar prej gurëve nga idhëzja, e pas dy ditësh do t’i nënshtrohet edhe operacionit të dytë në mënyrë që të largoj çdo problem.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy