Edita Tahiri pret delegacionin e Qeverisë gjermane/FOTO
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 24 May 2017
Edita Tahiri pret delegacionin e Qeverisë gjermane
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, u takua sot me delegacionin e Qeverisë së Gjermanisë, të kryesuar nga Heike Backofen – Warnecke, zëvendës drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Evropën Lindore dhe Kaukazin Jugor në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Gjermanisë, në përbërje të cilit ishin Anja Betcsky , Zyrtare në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Gjermanisë, Jorg Meilicka, Menaxher për shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe Turiqsë në KfW , Esther Gravenkotter , Drejtoreshë e Zyrës së KfW për Kosovë dhe Maqedoni , Rene Eschemann pasardhëse e znj. Gravenkotter, Ganimete Huruglica, Zëvendës Drejtoreshë dhe Kordinatore për Sektorin e Energjisë në KfW, Henriete Kotter, Sekretare e parë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.
Duke i falënderuar për përkrahjen që shteti i Gjermanisë ka dhënë për Kosovën, ministrja Tahiri njoftoi delegacionin gjerman për progresin e gjithmbarshëm në Kosovë si dhe për avancimin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës. Në mënyrë veçantë, ministrja Tahiri theksoi potencialet e larta ekonomike të Kosovës dhe kapitalin e pasur njerëzor duke kërkuar nga Gjermania bashkëpunim më të thellë ekonomik dypalësh.
“Shtetet që kanë ndihmuar pavarësinë e Kosovës, sikurse që është Gjermania, duam t’i kemi partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës” tha ministrja Tahiri.
Ajo po ashtu vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, respektivisht të bankës gjermane KfW, për projektin e linjës së interkonjeksionit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa kërkoi nga shteti i Gjermanisë që të ndihmoj në zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për energjinë, e cila marrëveshje vazhdon të bllokohet nga pala serbe. Ajo potencoi se mosrespektimi i marrëveshjes së Brukselit për energji nga Serbia po mban peng përpjekjet e Procesit të Berlinit për interkonektivitetin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga KOSTT me ç ‘rast drejtori Mustafë Hasani, të cilët poashtu ka shprehur brengosjen e mos implementimit të marrëveshjes së Brukselit për energji dhe pasojat e saj për Kosovën dhe rajonin.
Nga ana e saj, znj. Warnecke ka shprehur vullnetin e shtetit të saj, Gjermanisë, për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës në të gjitha sferat si dhe në proceset e integrimit euro- atlantik. Ajo tha se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës ndërsa premtoi angazhime për të gjetur zgjidhje sa më të shpejt për implementimin e marrëveshjes së energjisë duke ruajtur gjithmonë sovranitetin e shtetit të Kosovës./INFOKUSI
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...