Sport

Joshua – Klitschko, ky lajm do t’i zhgënjejë adhuruesit e boksit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 24 May 2017

Dueli i famshëm Joshua – Klitschko mund të mos përsëritet.

Anthony Joshua duket se ka ndërruar mendje, pasi i ka thënë Wladimir Klitschkos se nuk është i interesuar për një rimeç, shkruan ‘The Sun’, përcjellë Gazeta Blic

Joshua i ka thënë Klitschkos ta harrojë një rimeç për titullin e kampionit botëror dhe të varë dorëzat e tij, në mënyrë që t’i lejojë të rinjtë të depërtojnë në këtë sport.

-Advertisement-

Emra të rinj si Tyson Fury, Deontay Wilder dhe Joseph Parker janë në listë për t’u ndeshur me Joshuan, në rast se veterani Klitschko nuk kërkon një rast të dytë.

“Po të isha Wladimir do të luftoja përsëri, duke marrë parasysh çfarë ndeshje ishte, ai ndoshta mendon se mund të më mposhtë dhe se nuk ka çfarë të humb”, tha Joshua.

“Por, po të flisja me të, do t’i thosha: Mik, ishte një paraqitje fenomenale, ti ishe shumë i mirë, por nuk fitove. Largohu si fitues dhe lëri djelmoshat tjerë të bëjnë të tyren”, ka përfunduar Joshua.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy