Dorëzohet Blerim Devolli – A është ky fakt qe kontrata e “Z Mobile” ishte e falsifikuar?
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 24 Maj 2017
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Blerim Devollin, pronarin e “Devolli Group” i cili ka në pronësi operatorin virtual “Z Mobile”.
Marrëveshja nënkupton pezullimin e Arbitrazhin për 32 milion euro i cili ishte detyrim i TK-së ndaj kompanisë së Devollit e qe nëse do të zbatohej do ta qonte në falimentimi ndërmarrjen me profitabile në vend.
Agron Mustafa, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes, shmangëm një falimentim potencial të Telekomit të Kosovës. 2300 punëtorë do ta ruajnë vendin e punës. Në vend të gjobës 32 milionë euro, do të paguhen vetëm shpenzimet gjyqësore. ”Punëtorët dhe familjarët e tyre të flenë të qetë sepse shmangëm falimentimin”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Kontrata e operatorit virtual “Z Mobile” është e njohur për opinionin publik se ishte skandaloze dhe nga fillimi ishte cilësuar si shumë e dëmshme për shtetin.
Por në fund të gjithë kësaj historie të cilësuar edhe si kriminale, Blerim Devolli u tërhoq nga përfitimi edhe i afër 30 milionë eurove të fituara në Arbitrazh ndërkombëtar për gjoja si dëmshpërblim për mos respektim të kontratës për numrat shtesë qe kishte kërkuar dhe për mos implementimin e 3G dhe 4G.
Kjo tërheqje e një shumë kaq të madhe parash vërteton dyshimet e ngritura se fundi nga menaxhmenti i PTK-së për falsifikim të kontratës. Argumentet e gjetura nga zyra ligjore e PTK-së janë dëshmi qe I janë dorëzuar hetuesisë vendore dhe pas fillimit të këtij procesi.
Blerim Devolli me gjasë u tërhoq nga 30 milionë euro pikërisht për të mos u hetuar deri në fund ky rast e që në përfundim mund ta qonte në burg një numër të madh të njerëzve qe kanë punuar për interesat e tij dhe atë për përfitime të paligjshme me “Z Mobile”.
Lexojeni shkrimet e publikuara ditë me pare nga portal INFOKUSI
Lexojeni shkrimet e publikuara ditë me pare nga portal INFOKUSI
Skandaloze: “Z Mobile” fitoi 30 milionë euro në Arbitrazh me kontratë të falsfikuar!
Kontrata mes PTK-së dhe “Daradafon.net LLC” për numrat e operatorit virtual “Zmobile” është e falsifikuar. Këtë fakt e bëri publik mbrëmë në një intevistë për “Zona Express”, drejtori i PTK-së, Agron Mustafa.
Sipas informatave qe ka siguruar portali INFOKUSI, kontrata mes PTK-së dhe “Daradafon.net LLC” për operatorin virtual “Z-Mobile” është falsifikuar duke e ndryshuar komplet një paragraf dhe nga ky nen / paragraf i falsifikuar, me ç’rast edhe është fituar rasti në Gjykatën e Arbitrazhit, ku Telekomi humbi 30 milionë euro.
Bordit i PTK-së në vitin 2007 kishte miratuar ndarjen e serisë së numrave për “Z Mobile” duke e specifikuar qartë se cilët i takojnë operatorit virtual “Z Mobile” dhe cilët numra do të vazhdojnë të mbetën për operatorin publik “Vala”.
Ndërsa në kontratën e hartuar me pas nga Zyra Ligjore dhe menaxhmenti është hequr ky paragraf, ku specifikohet ndarja e serisë së numrave, prej vetëm 200 mijë sosh, duke e lënë të hapur mundësinë qe operatorit “Zmobile” t’i ndahën edhe seri tjera të numrave mbi limitin e aprovuar nga Bordi.
Zyra Ligjore e Telekomit të Kosovës i ka gjetur të gjitha shkresat dhe vendimin e Bordit dhe ka deponuar në Prokurorinë e Shtetit padi për këtë falsifikim.
Portali ‘Infokusi’ ka mbi 2 javë qe i ka derguar pyetje përmes e-mailit zëdhënsës së Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqit, por nuk ka marrë përgjigje lidhur me këtë rast.
Ndërsa në përgjigjet e kompanisë “Zmobile”, portalit ‘Infokusi’ i është terhequr verejtja se do të këtë pasoja ligjore nëse i publikon këto informata.
Përndryshe, për një falsifikim të tillë të kontratës janë njoftuar edhe kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
LEXO EDHE:
Fakte të reja: Drejtori i PTK’së tregon si u falsifikua kontrata me Z-Mobile (Video)
Në emisionin Komiteti që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për gjobitjen e PTK’së nga Gjykata e Arbitrazhit për shkak të mospërmbushjes së kontratës me operatorin Z-Mobile.
Mustafa ka treguar se çfarë konkretisht përfshihet në marrëveshjen mes palëve, që nuk u përmbush nga ana e PTK’së.
Ai ka bërë të ditur se cili ishte versioni i kontratës të cilën e kishin miratuar bordi drejtues dhe versionit final të nënshkruar, duke përmendur mungesën e disa paragrafëve që fillimisht kishin qenë.
Drejtori i PTK’së ka treguar se çfarë është hequr nga kontrata e bordit e cila, siç thotë Mustafa, rezulton të jetë ndryshe nga ajo që është marrë parasysh në Gjykatën e Arbitrazhit, ku PTK’ja u dënua me 30 milionë euro.
LEXO EDHE:
Çfarë ndodhi me hetimet e Prokurorisë Speciale për numrat e “Z Mobile”?!
Çka ndodhi me hetimet e Prokurorisë Speciale për numrat e “Z Mobile”?
Portali INFOKUSI në nëntor të vitit 2014 publikoj faktet se si Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, 3 muaj pasi i kishte skaduar mandati mori vendim i cili e obligonte Telekomin e Kosovës qe t’i ndante edhe 100.000 numra të tjerë për operatorit virtual “Z Mobile”, kompanisë “Dardafon”. Net L/L.C, në pronësi të vëllezërve Devolli, Blerim e Shkëlqim Devollit.
Pas këtyre shkrimeve dhe mos respektimit të këtij vendimi nga menaxhmenti i PTK-së, Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte konfirmuar nisjen e hetimeve rreth këtij rasti, por asnjëherë nga ajo kohë nuk ka njoftuar se deri ku kanë shkuar hetime apo ishte i drejt ky vendim i bordit të ARKEP-it?!
Tani si pasoj e mos respektimit të atij vendimi të Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, për 100.000 numra dhe për mos respektim të kontratës për shërbimet 3G dhe 4G, Arbitrazhi e dënoj Telekomin e Kosovës me 30 milionë euro.
Ky është konfirmimi i parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për fillimin e hetimeve për vendimin e Bordit të ARKEP-it me datën 16 dhjetor 2014.

Me pas, në Gusht 2015 portali INFOKUSI ishte interesuar edhe një herë deri ku kanë shkuar këto hetime dhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale kishte konfirmuar se janë në fazën finale.
LEXO EDHE: Prokuria Speciale në përfundim të hetimeve për skandalin e 100.000 numrave të “Z Mobile”.
Kurse ky është e-maili me përgjigjet e zyrës se informimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës i datës 25 Gusht 2015.

Lexo EDHE:
Mustafa: Kontrata e Z-Mobile e dëmshme, përgjegjësitë para drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në seancën ku pritet të nxirret për votim mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë, ka thënë se kontrata e “Z mobile” me PTK-në është e dëmshme dhe ka inkurajuar drejtësinë që përgjegjësit t’i vejë përpara.
“Pasojat e kësaj kontrate janë të njohura, kjo cështje i takon drejtësisë dhe inkurajoj drejtësinë që përgjegjësit ti vëjë përpara”- ka thënë Mustafa ndër të tjera.
LEXO EDHE:

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...



































