Kryeministrat e rajonit sonte në darkë te Përfaqësuesja e Lartë e BE’së
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 24 May 2017
Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën mbrëma në Bruksel në darkën joformale të cilën e organizon komisarja e lartë Mogherini, në mënyrë që të vlerësohet situata në rajon dhe të merret vesh mbi hapat për bashkëpunimin e mëtutjeshëm rajonal dhe për përparim në rrugën e euro integrimeve.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Bashkimit Evropian për punë të jashtme, e më parë do të mbahen takime bilaterale.
Aty thuhet se do të bisedohet për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për përparimin në euro integrime.
Në Bruksel thuhet se kjo darkë paraqet edhe vazhdimin e bisedimeve të cilat i ka pasur Mogherini me liderët ballkanik kur në fillim të marsit e ka vizituar rajonin.
Interesi i shtuar i BE’së për Ballkanin Perëndimor, pastaj vizita e Mogherini’t dhe zyrtarëve tjerë të BE’së kanë pasuar pasi që në fillim të këtij viti u rritën tensionet brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në mes tyre.
Në darkë do të marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri kosovar në largim Isa Mustafa, pastaj kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdic, kryeministri serb Aleksandar Vucic, si dhe mandatar i ri i qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































