Nëntë arsyet që do t’ju bindin të vraponi çdo ditë
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 24 May 2017
Siç thonin edhe grekët e lashtë, “nëse dëshiron të jesh i/e fortë – vrapo. Nëse dëshiron të jesh i/e bukur – vrapo. Nëse dëshiron të jesh i/e mençur – vrapo”. Siç duket, ata e kishin me të drejtë këtë thënie.
Normalisht vetëm vrapimi nuk do t’ju ndihmojë t’i lini pas të gjitha problemet tuaja dhe duhet të konsultoheni me doktorin tuaj para se të filloni përgatitjet për maratonë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nëse vrapimi bëhet pjesë e rutinës tuaj ditore, atëherë ju padyshim se do t’i vëreni ndryshimet pozitive. Vrapimi është mënyrë e mirë dhe krejtësisht e lirë për të qenë në formë.
Ka shumë arsye të mira se përse duhet të filloni të vraponi, ndërsa sot do t’ju njoftojmë me nëntë arsye të cilat do t’ju bindin të vraponi që sot:
– Vrapimi e forcon zemrën, e rritë numrin e kapilarëve në trupin tuaj e gjithashtu edhe numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Pra, zemra si muskul bëhet më e fortë.
– Kapaciteti i muskujve për të përdorur oksigjenin kur u ofrohet gjithashtu rritet. Një zemër e ushtruar mirë pompon shumë më shumë gjak sesa një zemër e pa ushtruar. Dhe kur të rritet qarkullimi i gjakut, edhe konsumimi i oksigjenit është proces më i lehtë. Pra, të gjitha indet dhe organet në trupin tuaj marrin më shumë gjak, si dhe pasurohen me oksigjen dhe vlera ushqyese.

– Vrapimi është mënyrë e mirë për lirimin e stresit. Trupi juaj akumulon shumë mbeturina nga i gjithë tensioni nervor dhe lodhja gjatë ditës. Për t’i hequr qafe ato, ju duhet të djersiteni mirë, ndërsa për këtë punë vrapimi është detyra më e mirë!
– Kur vraponi, trupi juaj liron disa hormone të quajtura endorfine. Këto hormone ndryshe njihen edhe si “hormonet e lumturisë”. Dhe kjo për një arsye të mirë: kur rritet numri i endorfineve në gjakun tuaj, ju përjetoni ndjenja të lehta të euforisë dhe depresioni zhduket!
– Me vrapim përmirësohet edhe aktiviteti mendor. Përderisa jeni të zënë duke vrapuar, truri juaj shpeshherë gjen zgjidhje kreative për probleme të caktuara, e krejt kjo falë oksigjenit i cili ndihmon trurin tuaj të funksionojë më mirë.

– Vrapimi i rregullt jua përmirëson sistemin e imunitetit duke e ngritur nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën në gjakun tuaj. Në të njëjtën kohë e zvogëlon nivelin e kolesterinës, e zvogëlon urinë dhe e përmirëson organizmin. Duke e kombinuar vrapimin me një përmirësim të metabolizmit, kjo do të shpie në normalizimin e peshës tuaj të trupit.
– Se në cilën kohë të ditës vraponi nuk ka rëndësi. Në mëngjes, kur nivelet e hormoneve janë më të larta se zakonisht, vrapimi do të veprojë si lirues dhe do të ndihmojë ta riktheni trupin në gjendje normale. Në anën tjetër, vrapimi pas një dite të gjatë me punë do t’ju ndihmojë të relaksoheni, të karikoheni, t’i zvogëloni ndjenjat e urisë dhe të flini si një qengj!
– Studime të shumta tregojnë se vrapimi ndihmon në rigjenerimin e pjesshëm të qelizave të mëlçisë. Jo keq, apo?
– Vrapimi i rregullt sjellë efekte pozitive edhe në sistemin tuaj muskoloskeletal. Kjo është e mirë veçanërisht për të moshuarit pasi që parandalon sëmundjet e ndryshme të nyejve.

T� tjera
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
































