Lajme

Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk ka për qëllim të jetë pjesë e programit qeveritar

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 24 May 2017

Deklarata e tre partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta, tha ndër të tjera mbrëmë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në program do të hyjnë vetëm aspektet më të rëndësishme për reformat e mëdha prioritare. Për Maqedoninë tani gjëja e rëndësishme është që të përparojë në në BE dhe në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbetet e qëndrueshme dhe të ndikojë pozitivisht në rajon, u shpreh kryetari i BDI-së.

Ai shtoi se të gjitha aspektet nga deklarata do të jenë të hapura për debat dhe nuk do të mbahen të fshehta për shkak se ata nuk përbëjnë kërcënim për Maqedoninë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera