Lajme

Superaksion në 2 shtete, arrestohen shqiptarët e organizatës ndërkombëtare të drogës

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 23 May 2017

Dy operacione të koordinuara janë është zhvilluar këtë të martë në Belgjikë dhe Holandë, si pjesë e një hetimi për një trafik të madh ndërkombëtar të drogës.

Shtatëmbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar, mes të cilëve holandezë, serbe, malazezë, boshnjake dhe shqiptarë, raportojnë mediat belge, pa bërë të ditur identitetin e tyre. Gjatë aksioneve janë sekuestruar 3 kg kokainë, 26 kg MDMA (ekstazi), 1 kg kanabis, një pistoletë dhe 200.000 euro. Gjithashtu është zbuluar një plantacion kanabisi. Sipas prokurorisë belge në Antwerp, çështja përfshin disa organizata kriminale, të lidhura së bashku.

Hetimet e drejtuara nga prokuroria e Antwerp, në bashkëpunim me homologët holandezë, kanë nisur që nga vjeshta e vitit 2014 dhe synojnë arrestimin e anëtarëve të bandave që dyshohet se janë aktive në trafikun e drogës në shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut në Belgjikë dhe Holandë. Droga kalonte nëpër portet e Antwerp (Belgjikë) dhe Rotterdam (Holandë). Në operacion, morrin pjesë 85 agjentë belgë dhe 300 agjentë holandezë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera