Lajme

Jashtë listës së PDK-së mbetën 3 deputetë të Dukagjinit që morën mbi 33 mijë vota

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 23 May 2017

Pas koalicionit me AAK-në dhe Nismën, Partia Demokratike ka lënë emra të rëndësishëm jashtë listës së saj.

Ish-deputetët e Partisë Demokratike nga rajoni i Dukagjinit, Adem Grabovci, Agim Çeku dhe Besim Beqaj këtë herë nuk janë në listën e kandidatëve për deputetë, raporton lajmi.net.

Në zgjedhjet e kaluara këta emra kishin një numër të madh të votave.

-Advertisement-

Adem Grabovci kishte marrë 11 mijë e 962 vota, Agim Çeku 10 mijë e 804 ndërsa Besim Beqaj 10 mijë e 499 vota.

Të tre bashkë kishin gjithsej 33 mijë e 265 vota.

Grabovci dhe Beqaj  kanë deklaruar se nuk kanë dashur të jenë kandidatë, ndërsa Çeku është arsyetuar duke thënë se nuk ka pasur vend në listën e përbërë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera