Rozë

Lindsay Lohan po punon në një serial që flet për oligarkët rusë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 23 May 2017

Gjithmonë në hap me kryelajmet, e shpesh edhe vetë kryelajm – Lindsay Lohan duket se tashmë ka një projekt të ri para vetes, dhe ky projekt ndërlidhet me Rusinë.

Ndonëse ajo nuk e ka thënë këtë gjë publikisht, duket se ajo u kuptua nga disa gazetarë të zotë.

Aktorja është duke dëgjuar duke biseduar me disa miq të saj e të ftuar në Festivalin e Filmit në Kanë të cilëve edhe u ka treguar detaje interesante për projektin e saj më të ri.

-Advertisement-

“Ajo po thoshte se është duke punuar me një bashkëpunëtor për Netflix dhe se të dy po shkruajnë gjatë tërë kohës për këtë projekt. Ajo e përshkroi këtë projekt me temën që flitet për oligarkër rusë dhe tri princesha”, ka thënë një “spiun”, transmeton Klan Kosova.

Ky burim ka thënë poashtu se Lohan ka plane që të jetë regjisore ose ndihmës regjisore në këto seri filmike por që një gjë të tillë ajo akoma nuk e ka vendosur.

Duket se aktorja e njohur shpejt do të shkojë në Moskë për të qenë më e informuar rreth këtij projekti televiziv, dhe për të takuar edhe nga afër personat me të cilët do të punojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera