Spoti i Baterive të PDK-së shkel rregullat televizive
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 23 May 2017
PDK-ja dhe AAK-ja e kanë shfrytëzuar zbrazëtinë juridike që është në Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme për të bërë video promovuese politike duke i përdorur fëmijët.
Partia Demokratike e Kosovës ka përdorur fëmijët në një video për të treguar ngecjen në qeverisjen e Kosovës për vite me radhë. Aleati i saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përdorur fëmijët për të treguar përkushtimin e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj për arsimin. Përdorimi i fëmijëve në videot promovuese politike është i ndaluar me Kodin e Sjelljes Për Shërbimet Mediale Audiovizuale.
Ndërsa Ligji për Zgjedhje e rregullon vetëm periudhën kur nis zyrtarisht fushata parazgjedhore, gjë që e bën të pamundur veprimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të marrë masa ndaj partive në fjalë. Ato e kanë shfrytëzuar zbrazëtinë juridike që është në Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme për të bërë video promovuese politike duke i përdorur fëmijët.
Ndërsa me mbishkrimin “Ka ardhë koha për zhvillim të arsimit”, në faqen me të njëjtin emër, e cila menaxhohet nga AAK-ja, pesë orë më parë ka publikuar një video 1 minutë e 43 sekonda, në të cilin veç liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe djalit të tij, në video shihen disa fëmijë të cilët brohorasin para shkolle “Ramushi, Ramushi”.
Për kryetarin e KPM-së, Adnan Merovci, dy videot e lartpërmendura janë shqetësuese, por ai thotë se KPM-ja si rregullator i radiove dhe televizioneve, nuk ka mandat tash për tash të ndërmarrë asgjë, pos reagimit si masë preventive.
Merovci tha për Gazetën JNK se Komisioni i Pavarur i Mediave ka një rregullore të posaçme rreth të drejtave të fëmijëve, e që siç shprehet ai “në këtë rast në mënyrë të qindpërqindtë shkelet e drejta e fëmijët duke u përdorë, për të mos thënë duke u keqpërdorë figura dhe pamja e tij në një spot të tillë”.
Sot, KPM-ja ka dërguar një reagim në media, ku ndër të tjera gjatë mbulimit të fushatës, kërkon nga të licencuarit kujdes të veçantë të përmbajtjes së spoteve politike sa i përket prezantimit të fëmijëve.
E përdorimin e fëmijëve dhe të miturve në spote gjatë fushatave të partive politike e ndalon në mënyrë decidive Kodi i Sjelljes Për Shërbimet Mediale Audiovizuale.
Neni 9 pika 9.8 e këtij kodi thotë: “Nuk lejohet përdorimi dhe prezenca e fëmijëve në spotet e ndryshme promovuese të partive politike”.
Lidhur me këto veprime parazgjedhore ku përdoren fëmijët për fushata politike nga subjektet politike, ligji aktual për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk parasheh sankione.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, më saktësisht nenit 33 sanksionohen vetëm veprimet e ndaluara të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e jo edhe ato që bëhen para fushatës.
Kjo nënkupton se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nuk mund të caktojë dënime lidhur me aktivitetet që bëjnë subjektet politike në këtë kohë.
PZAP-i, mund të caktojë dënime për veprimet e ndaluara sipas nenit 33. të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme vetëm gjatë periudhës së fushatës zyrtare zgjedhore.
Një gjë të tillë e konfirmoi për JNK edhe kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, i cili tha se “me LZP nuk është përshirë sanksionimi i fushatës para fillimit te fushatës zyrtare te zgjedhjeve e që nënkupton se PZAP-i nuk mund te caktojë dënime lidhur me aktivitetet që bëjnë subjektet politike në këtë kohë”.
I pyetur për dy klipet e lartcekura, Desku tha se PZAP-i nuk ka mandat te komentojë klipe, deklarata apo tubime për çfarëdo ngjarje dhe për çfarëdo qëllimi.
“PZAP-i merr vendime lidhur me ankesat dhe apelet e lejuara qe kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të përcaktuara me LZP dhe me rregullat zgjedhore ne pajtim me këtë ligj”, tha ai.
Shefi i shtabit të AAK-së, Valon Tolaj, ka arsyetuar videon e publikuar në faqen “Ka ardhë koha”, e cila faqe tha se “është e ndërlidhne definitivisht me AAK-në, është pjesë integrale e Aleancës”.
“Video për të cilën ju po bëni fjalë është një aktivitet krejt privat i kryetarit Haradinaj, bashkë me djalin e tij në vendlindjen e tij për me pa shkollën e tij”, tha Tolaj.
Por ky aktivitet privat, siç e quan Tolaj, është bërë publik në faqen e kësaj partie, e ku veç djalit të liderit të AAK-së, shihen shumë fëmijë të cilët ndër të tjera brohorasin “Ramushi, Ramushi”.
Ai shtoi se videot nuk bëjnë asnjë thirrje të natyrave elektorale, e kur u pyet nëse i njëjti klip do të përdoret në fushatën zyrtare, Tolaj tha “Jo nuk muj me konfirmu këtë, por nuk besoj që do të përdoret”.
Gjatë ditës Gazeta JNK ka kontaktuar nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili dhe sekretarin e kësaj partie, Basri Masmurati, por asnjëri nuk u janë përgjigjur thirrjeve tona.
Fushata elektorale nis zyrtarisht më 31 maj.
Të tjera
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...
-
Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim...
-
“Befasia” e Haradinajt: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
Dakaj: Një gjiganti amerikan të armatimeve, Qeveria qe një vit s’ia ka ndreq as letrat për investim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka treguar se ka informacion për një kompani të madhe...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e ...
-
Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të ...
-
Kurti shtron drekë për ambasadorin amerikan, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve t...
-
Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për m...