Lajme

Hoti shpreh keqardhje për sulmin në Mançester

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 23 May 2017

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për sulmin që ndodhi mbrëmë në Mançester.

Hoti ka thënë se Britania e Madhe është vatër e demokracisë dhe do ta kaloj edhe këtë sfide, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Hotit mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Shpreh keqardhje dhe solidarizohem me popullin britanik pas sulmit të mbrëmshëm në një sallë koncertesh në Mançester, ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra njerëz.

Kam besimin e plotë se Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.

Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadorit britanik në Prishtinë, shkëlqesisë së tij Ruary O’Connell.

Sinqerisht AH.”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera