Lajme

Hoxhaj frymëzohet me ‘diplomaci çaji’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 22 May 2017

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj pas takimit me shokët e studimeve në gjellëtore, duket të jetë frymëzuar nga “diplomacia e çajit”.

Në një takim me përkrahës të PDK’së, Hoxhaj ka publikuar fotografitë ku shihet duke pirë çajin e zi tradicional.

Madje, Hoxhaj në postimin e tij ka treguar se sipas tij nuk ka më të mirë se çaji për ta mbajtur koncentrimin në fushatën dinamike që po zhvillon partia e tij.

-Advertisement-

“Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti”, shkruan Hoxhaj në faqen e tij në Facebook.

Enver Hoxhaj, sot ka vizituar një gjellëtore në Prishtinë, ku ka ngrënë drekë me kolegët e tij të studimeve, në shenjë nostalgjie për kohën kur ishin studentë dhe e frekuentonin këtë vend.

Ndryshe, jemi mësuar që Hoxhajn ta shohim nëpër pallate qeveritare e mbretërore në vende të ndryshme të botës, derisa bën punën e tij si ministër i Jashtëm i vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera