Lajme

PDK e LDK vazhdojnë të fshehin listat e deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 22 May 2017

Dy partitë më të mëdha në vend PDK dhe LDK po vazhdojnë t’i mbajnë të fshehura listat me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit që do të mbahen në Kosovë.

Edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur kanë dorëzuar listat në Komisioni Qendror Zgjedhor, votuesit ende nuk e dinë se kë do ta votojnë për deputet, pasi këto subjekte po mbajnë larg syve të qytetarëve.

Mbajtja e listave larg opinionit duket se po bëhet pasi ka pakënaqësi të brendshme, meqë për shkak të koalicioneve parazgjedhore është zvogëluar numri i kandidatëve të partive të mëdha për t’i futur në listë.

-Advertisement-

Mos publikimi i listave po ndodh edhe për shkak të mundësisë së zëvendësimit të ndonjë kandidati, meqë në bazë të rregullave të caktuara nga KQZ-ja, subjektet politike kanë të drejt që të bëjnë ndonjë zëvendësim deri sot në orën 24:00.

Numri i zëvendësimit të kandidatëve nuk është i kufizuar, mirëpo sipas përvojës nuk ka pasur shumë zëvendësime në zgjedhjet e kaluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera