Lajme

Gjykata përkohësisht pezullon urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 22 May 2017

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit.

Këtë për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Lidhur me kërkesën tuaj konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e Urdhëresës me nr.PKR.717/16 të dt. 21.04.2017 për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj të akuzuarit A.K. Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese”, është thënë në përgjigje të Gjykatës.

-Advertisement-

Albin Kurti është kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, derisa ka qenë në kërkim për rastin e tij të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Ai nuk është paraqitur vullnetarisht në seancat e Gjykatës dhe më herët në një intervistë për KTV-në ka thënë se vullnetarisht këtë nuk do ta bëjë asnjëherë.

Persekutim ndaj Vetëvendosjes e ka quajtur Kurti këtë urdhër-arrest ndaj tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera